TEKSTI ORIGJINAL
I
Kjo javë po kalon
N'zemër kam gëzim
Në piknik do të jemi
Këtë vikend pushim
Do të dalim në natyrë
Larg zhurmës qytetit
Ti ndihmojmë vetës
Ta ruajmë shëndetin
Bjeshkët e larta
Me gjelbrim
Janë një sfidë
Për ne të gjithë
Me dëshire
Do ti pushtojmë
Bukurinë e tyre
Ta shijojmë.
REFRENI
Në piknik ne do të shkojmë
Me familje për dëfrim
Aty ku shpirti gjen qetësi
Trupi mposhtë plogështi
Aty ku dita bëhet qast
Gëzimi e hareja eshte një fakt
Aty ku Zoti krijoj mrekulli
Në parkun e Prevallës me shumë bukuri...
II
Ngjitemi malit
Te përpjetë
Bukuri mahnitëse
Kudo për rreth
Ato na lënë mbresa
Na frymëzojnë
Për të arritur
Te ujvara
Te liqeni
N'bjeshkët e larta
Ndalojm freskohemi
Bëjmë foto te ralla
Kaloj dita
Me shumë kënaqësi
Arrijmë n'shpi
Plot gjallëri
TEKSTI : MUHAMED BISLIMI