TEKSTI ORIGJINAL

Atë ditë lëndinës djali një tufë lule mblodhi
dhe për në fakultet me emocion nxitoi
mes shoqesh të gëzuar vajzën e takoi
prehrin plot me lule ja mbuloi.

Kish dhënë provimin vajza dhe djaloshi priste
ndaj plot me dashuri atë, ajo takoi
tek ndjenin zemra zemrën që aq pran i fliste
zemra hapi krahët fluturoi.

Çelën lulet në sytë e saj
çelën ëndrrat nga lumturia
zuri vendin në sytë e saj
dashuria.
Çelën lulet në sytë e saj
çelën ëndrrat nga lumturia
zuri vendin në sytë e saj
kaltërsia.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024