TEKSTI ORIGJINAL

N'mes te nates drite e hanes
Ndihet vaji i nje nanes
Per çike te vet nana vajton
Sot nji jave nuse po shkon x2

Bije e nanes mori bije
M'i qerove keta dy sy
Fshije lotin nane buzeqesh
Hajt se vij me te pa ma shpeshe x2

Baba veten po e mban
Para çikes nuk po qan
Se shkrum zemra ju ka ba
Veshtire mundet me bo balle x2

Bije e babes mori bije
E ke shti baben n'merzi
Ah lumi baba ban gajret
Kur t'merzitna vij apet x2

N'daç merzitu n'daç mbaj dert
Çika shkon te burri i vet
Ne kete pune nuk ka deshire
Ju dhashte Zoti kysmet te mire x2

...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024