TEKSTI ORIGJINAL
Bijtë e Shqipërisë janë mbledhur
Të gjithë si lisi me rrënjë
Duart supeve kanë hedhur
Shqipërisë t'i thurin këngë
Malet e tua kurorë
Janë dhuratë nga perëndia
Majat e tyre me borë
Brenda tyre historia
Tek ty bën folenë shqiponja
Dhe drerët lozin mbi shkëmb
Tek ty kemi vatrat tona
Ti i rrit foshnjat me këngë
Refreni
Supet e tua mbi male
Balli yt puthet me hënën
Ti rrit vajza si sorkadhe
Dhe djemtë të malit gjëpënjë.