TEKSTI ORIGJINAL

Me këngë do t'i them dy fjalë
Për ata burrat e parë
Për fisnikët baballarë
Burrat në hënë të larë

Burrat me besë dhe zakon
Fjala si mal u peshon
Uratën o birë të thonë
Fjala nga shpirti buron.

Babë e birë jan mish e thua
Njëmij uratat i dua
Nlna që jetën ma fali
E bekofsh moj kurorë mali

Refreni
Këta baballarët tanë
Historinë hapur e lanë
Me zakone dhe tradita
Mbi themele të florinjta.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024