TEKSTI ORIGJINAL

Vashëzo moj ëngjëllore
Mendjen time seç more
Në ballkon kur del dhe rri
Tunden gjithë ato stoli

Pse shikon si i huaj
Unë për ty heq e vuaj
Zemrën time ma copëtove
O tërbim që më tërbove

Mos e merr kaq përpjekur
Dashuria thyen hekur
Shtat nuret ku i gjete
Më bëre të flas me vete.

Refreni

Hape penxheren nga lëma
Të dëgjosh si vete kënga
Mos ki frik se nuk vi brenda
Dhe po erdha s'bëhet gjëma.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024