TEKSTI ORIGJINAL
Më e bukur se dita është nata në bregdet
Kur yjet dhe hëna mbi uj'ë pasqyrojn
Ja varka me vela si ngjalë po shkel
Në dallgët e vogla ngadalë shkumezojnë
Më e bukur se dita është nata në bregdet
Kur yjet dhe hëna mbi uj'ë pasqyrojn
Ja varka me vela si ngjalë po shkel
Në dallgët e vogla ngadalë shkumezojnë
Një nat' në det, mu në plazh të vendit tim
Jehon një kangë, plot me mall e dashuri
Nata n'bregdet, vesh natyrën me stoli
Zemrat përtrin, e i mbush me plot gezim
Në qiellin e ndritur, në detin e pafund
Në valët ritmike, në t'gjerin horizont
Në varkën e largët, në plazhin e tër'
Dëshirën për jetën me ty ndjej në çdo vënd
Në qiellin e ndritur, në detin e pafund
Në valët ritmike, në t'gjerin horizont
Në varkën e largët, në plazhin e tër'
Dëshirën për jetën me ty ndjej në çdo vënd
Një nat' në det, mu në plazh të vendit tim
Jehon një kangë, plot me mall e dashuri
Nata n'bregdet, vesh natyrën me stoli
Zemrat përtrin, e i mbush me plot gezim
Një nat' në det, mu në plazh të vendit tim
Jehon një kangë, plot me mall e dashuri
Nata n'bregdet, vesh natyrën me stoli
Zemrat përtrin, e i mbush me plot gezim