TEKSTI ORIGJINAL
Në koncertin tim të fundit
një buqetë më ra në sy
ish buqeta më e bukur
që unë kisha marrë nga ty
Dhe brenda lules ku kish një letër
ku më tregoje ti çdo mendim
dhe në fund kishte të shkruar
ty shumë të dua o ylli im
Kur një ditë rrugës kalova
mu afrove me gëzim
autografin më kërkove
që ta mbaje si kujtim
Dhe binte zilja e telefonit
dhe ti më flisje mu përsëri
dhe zëri yt më tingëllonte
për ty më thonje ndjej dashuri
Kur e pyeta për moshën
më gënjeu me pak fjalë
je akoma shumë e vogël
jo me ty unë s'mund të dal
Mos më kërko ti asgjë tjetër
veç një këngë një melodi
ty të premtoj moj vogelushe
o se kjo këngë do të jetë për ty
Mos më kërko ti asgjë tjetër
veç një këngë një melodi
ty të premtoj moj vogëlushe
o se kjo këngë do të jetë për ty