TEKSTI ORIGJINAL

O moj bletëza punëtore,
Punon ditë e natë, s'lodhesh.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

(Refreni)
Kush punon, punon si bleta,
I kalon e lumtur jeta.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

I vendos hojet me radhë,
Si shportat me rrush të bardhë.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

Mbush shtëpinë, rrit fëmijën
Dhe punon për shoqërinë.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

Nëna bletë që mbron në ballë,
Komandante me ushtarë.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

I gostit miq edhe shokë,
Kush e nget i bie në kokë.
Lule përmbi lule,
E mbledh mjaltin kulme kulme.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024