TEKSTI ORIGJINAL

Ç'nur që ka vallja lunxhote,
Lunxhëri plot lezete, ç'bukuri ke mbi vete,

Lunxhëri krahina jonë,
Brigjet, o plot me pemë,vreshtat o,rrush me erë

Si kurorë plot me lule,
Lunxhëri plot lezete, ç'bukuri ke mbi vete,
Si kurorë plot me lule,
Lunxhëri plot lezete, ç'bukuri ke mbi vete,

E stolisur,porsi nuse
Brigjet, o plot me pemë,vreshtat o,rrush me erë
E stolisur,porsi nuse
Brigjet, o plot me pemë,vreshtat o,rrush me erë

Lunxhëri krahina trime,
Lunxhëri plot lezete, ç'bukuri ke mbi vete,
U bëre ballë stuhive
Lunxhëri plot lezete, ç'bukuri ke mbi vete

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024