TEKSTI ORIGJINAL
Ma ke qafën gastareli
Ta shoh ujtë kah e përbi,
Qafgastare,moj qafgastare,
Krejt lumenjtë rrugës m'i ndale!
Ku e ke shpinë,ku po t'zë nata,
Se dy mend që unë i pata
Kanë marrë rrugët e ksaj bote,
I ka fajet qafa jote!
Refreni:
Në daç banu erë e qiellit shko
E unë zog që fluturo,
Se kot s'më shkon me ty kjo jetë,
Edhe vdekja,s'din me më gjetë!
Qafgastare,gastareli,
Çilma një herë synin e zi,
Njëqind herë jam vdekë e ngjallë
Kur kam pa atë qafë të bardhë!
Unë mos vdeksha pa një marre,
Pa pi ujë n'at' qafëgastare,
Veç një herë,bre,veç një herë
U bëfsh zog e unë erë!