TEKSTI ORIGJINAL

Me sabah këndon bilbili (2x)
than se çeli drandofili (2x)

drandofili ves me ves e (2x)
f’tyrën djalit seç buz’qeshe (2x)

Me sabah këndon kumrija (2x)
seç mi mori mend’t e mija (2x)

Seç mi mori mend’t e mija (2x)
ty të vraftë perendia (2x)

O ti djal’ i pa martuem (2x)
shit’ sahatin merrëm mue (2x)

Un’ sahatin nuk e shes e (2x)
ja do t’marr e ja do t’vdes e (2x)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024