TEKSTI ORIGJINAL

Mbi xhamin e ftohtë ballin e mbështeta
Jashtë gjëmon dimri brenda gjallon jeta
Krejt m'u qartësua qielli i mendimeve
S'i ndan rreze dielli shtigjeve e luginave

Refreni:
Gishta derdhin, derdhin tinguj
Dielli shkel, shkel mbi re
Tokë e lashtë shumë
Dashuri e re

Ç'bardhësi hapësirash ndjenja zjarr ndezin
Përmbi tela flokësh gishtat tinguj çelin
Gishtat nëpër flokë rreze nëpër re
Jetë e lashtë shumë dashuri dashuri e re

Refreni
Gishtat derdhin...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024