TEKSTI ORIGJINAL

Ku po bjen o kjo lahutë?
Pse kjo mjegull ra mbi fushë?
Paskan ardh do korba t’zi,
një vulë t’zeze me e vu n’Malësi.

A kem faj t’bijt e shqiptarve?
A’ pse flasim gjuhen e t’parve?
Veç liri pse kem kerkua,
pleq e fmi me i torturua?

Ref:
Kush guxon me e shkel Shqiptarin,
Kush guxon me luaj me zjarrin? (zjarrin, zjarrin)
Se per tokë e këtë flamur
E bajm vdekjen si me luaj.
(e bajm vdekjen si me luaj)

Tash fillon vallja e rinisë,
Th’rret Çun Mulja i Malsisë,
Si rrufeja i shpejtë jaj burri,
Spaska vdekë jo Dedë Gjon Luli.

Diasporë ti zemra jonë,
Hapi krahët por si shqiponjë,
Me i pa vllaznit në Malësi
e nanë lokes lotët me ja fshi.

A kem faj t’bijt e Shqiptarve?
A pse flasim gjuhën e t’parve,
Veç liri pse kem kërkua
Pleq e fmi me i torturua.

Ref.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024