TEKSTI ORIGJINAL

Vajzë e valave
Zemra me s'ja mban
Mbi një gur anës së detit
Qan e zeza qan,e mjera
Qan e zeza qan.

Pret atë që pret
dhe një dhimbje ndjen
Gjithë bota venë e vinë,
Por ai nuk vjen,e mjera
Por ai nuk vjen.

Një jetime jam
Pa nënë e baba
Një që kisha ,një që doja
Iku dhe më la,e mjera
Iku dhe më la.

Ju të bukur zogj
Tek ju kam një shpresë.
Ju që çani det e male
Dua t'ju pyes,e mjera
Dua t'ju pyes.

Mos e patë ju ?
Rron apo nuk rron.
Ndonjë lajm a ndonje letër
Vallë a më kujton,e mjera
Vallë a më kujton?!

Vajzë e valave

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024