TEKSTI ORIGJINAL
Premtove në një natë të gjatë
ndarja kur nuk dot troket
me puthje në përqafim
premtove një tjetër mbarim
Këtu jam dhe ja ku t`kam
Në dy luftim me fjalë e mall
Thua se nuk më lëndon
E vërteta e lodhur fiton
Çdo lutje çdo përballim
Më vranë në shpirtin tim
pse bëre, pse të thash
pse dyshimi m`trazon
m`përvëlon
Shtrati i shprishur po rënkon
Gota e thyer tash dëshmon
Përplasja e derës
dhe
erdhi pikëllimi përsëri
eja kthehu m`përqafo
i penduar m`dashuro
pa ty nuk vlen kjo jetë
me ty ika në mërgim
për ty vrava fatin tim
mallkuar rende nga lotët e nënës... plage
eja t`lutem te harrojmë
nga e para të fillojmë
ta lindim të lumtur vazhdimin
..................
Rregulloi këtë shtrat si me thera
Aromën tënde në te e ndjej
gjersa rezja e parë e diellit lind
Qetësia llafazane më gëlltitë