TEKSTI ORIGJINAL

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
q'u kam ndër mënt dit' e natë

Kur dëgjon zëthin e nones qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë

Shqipëri, o nana ime, ndonë se jam oh i mërguar,
Dashurinë tënde zemëra kurrë s'e ka harruar.

Ashtu dhe ky zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua

oj kosovo, o nana ime, ndonë se jam oh i mërguar,
Dashurinë tënde zemëra kurrë s'e ka harruar.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024