TEKSTI ORIGJINAL

Moj e vogëla në lëmë
moj e vogël-o
Moj e vogëla në lëmë
moj e vogël-o

Dale, moj e vogël, dale

Ç’të ndriçojnë ato llërë
moj e vogël-o
Ç’të ndriçojnë ato llërë
moj e vogël-o

Dale, moj e vogël, dale

A s’mi jep t’i bëj gjilpërë
moj e vogël-o
A s’mi jep t’i bëj gjilpërë
moj e vogël-o

Dale, moj e vogël, dale

Të të qep xhupin e gjërë
moj e vogël-o
Të të qep xhupin e gjërë
moj e vogël-o

Xhupi i gjërë me gajtanë
moj e vogël-o
Xhupi i gjërë me gajtanë
moj e vogël-o

Dale, moj e vogël, dale

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024