TEKSTI ORIGJINAL
Moj Vraninë,Vranina e shkretë,
Tek ti vijnë e mblidhen retë,
Mblidhen retë e gjëmon moti
Tek një kullë,kullë baroti
Shekujt shkojnë e shekujt vijnë
Këndon një zog përmbi Vraninë:
S'keni pa shqiptarë me sy:
Djegin veten e t'përvlojnë ty!
500 vjet,o n'krejt Shqipninë
Për çdo pllambë kem pasë Vraninë,
Oso Kuken,si rrfe moti
Në çdo shpi,një kullë baroti!
S'na u ndanë krajlat,sa ke jeta,
Përmbi vorre,rritem djepa,
Ma shumë luftra,se sa bukë,
Shpi për shpi,një Oso Kukë!
Syni jonë,si qiell veton,
Veç shpisë tonë,nuk kem ku shkojmë,
Kush kujton se ulim shpinën
Le t'kujtojë një herë Vraninën!