TEKSTI ORIGJINAL

I zoti shpis ty tu rrit ndera
Gjith o me gzime tu ç'elt dera

Na ke thirr mos me u korite
Besa fort konke harxhit

Muhabetin ne na e kana
Ti na ban sa ta ka anda

N'muhabet ty ta rrisim nderen
Kater ane ta qesim poteren

Zoti shpis zotnia jone
A ke pre o naj dash kurbane

Kangatar e kjo miqasi
Dojn duhan raki me pi

Pa raki na teret fyti
Kurr se knojm o kangen per z'dyti

Djale çik u trashegofshin
Njet te lumtur gjithmon kjofshin

Jehon gzimi edhe kanga
Ooo i Zoti shpis per hajr dasma.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024