TEKSTI ORIGJINAL

E qeshura jote fluturonte
dhe netët detare asgjësonte.
Si iku si një vegim
ish thjesht një farcë ky zhgënjim.

Me cigaret e fundit ëndërronim
kur nata i rikthehej mëngjesit
ne këndonim.
Por ti je e pastër tashmë
nuk ka helm që të kthen më në vete.

Si iku si një vegim
ish thjesht një farcë ky zhgënjim.

Si të humba ty,
kaq thejsht, kaq çuditshëm.
Ti nuk je më aty,
kaq thjesht, kaq çuditshëm.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024