TEKSTI ORIGJINAL
Ne Alpet tona ,fole shqiponjash
Vend legjendash,truall kolosesh
Ne majat e larta plot me bore
Ka shperthyer kenga si lule molle
Ne flladin e ngrohte te demokracise
Ka shperthyer kenga ne log te malesise
Ne Dukagjin ne vendlindje te Lekes
Jane kenduar kenge ,sa per disa shekuj
Ka rrjedhe kenga si ujet e Cemit
Ne mbare malesine e Kelmendit
Shume krijues e shume kengetare
Ne Log te bjeshkeve jane vene ne gare
Te jeni krenare per ato kengetare
Ju kane ngrite ne piedestal
Se ne ballkon te Arberit ju keni qene
Bashke me Noren ne Kelmend
Eshte detyre dhe atdhetari
Me u kendua te pareve,brezat e ri
Se ne kenget qe ne kendojme
Ka themelet historia jone
Kenge e Hymne kendoi ne malesi
Sali Mani me cifteli
Kenge per trimat qe rane ne lufte
Jonuz Delaj me lahute.
Bardhok Prebibaj e Ndue Shytani
Me gjithe zemer I kenduan vatanit
Kenge kurbeti me plot shpresa
Kendoi gjithe mall Gofile Papleka
Per dashurine zot mbi toke
Pellumb Vrinca bashke me shoke
Xhovalin Prroni e Gezim Zefi
Ngriten kenge sa uje ka deti
Per kullat prej guri keshtjella mali
Me plot epos vellezerit Shani
Per lulet gonxhe mbi gure mali
Me ze te embel Nikolin Perpali
Si kthjellesia e ujit te Valbones
Rrodhi kenga ne malesi te mbishkodres
Bese shqiptare dhe arome malesh
Kane sjelle ne skena festivalesh
Keto krijues dhe rapsode
Do ti nderojne brezat mbi toke
Do ti nderojne brezat perhere
Per Historine qe gdhenden ne mermer
Kenga e tyre eshte si monument
Nga Valbona deri ne Kelmend
Cdo kenge eshte nje germe prej ari
Ne historine e lashte qe ka shqiptari