TEKSTI ORIGJINAL

Nuk kam zë për të kënduar
Nuk kam lot për të lotuar
Prej se ylli m’është tretur
Fatin im vjen duke vdekur
Duro,zemër,veç duro
Vetëm ti kurr’ mos m’tradhto!
Ndoshta do të kthjellet moti
Fatin tim d’ma bekoj Zoti
Un’ besnike do t’qëndroj
Ndoshta Zoti s’do t’ m’harroj.

Më djeg loti,më djeg malli
Më vret brenga,më vret halli
Jeta krejt më ësht’ mërzit-e
Edhe syt’ nuk më bëjn’ drit-e
Duro,zemër,veç duro
Vetëm ti kurr’ mos m’tradhto!
Ndoshta do të kthjellet moti
Fatin tim d’ma bekoj Zoti
Un’ besnike do t’qëndroj
Ndoshta Zoti s’do t’ m’harroj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024