TEKSTI ORIGJINAL

Po xa fill me u ankue,
Hallet e ashikut t'ngrate;
S'me ban goja me t'diftue,
Zemra e jeme e ban ispate.

Si s'ia ditka kush marakut,
Kenka hall per ashikni;
Deri gurt e k'tij sekakut'
Bahem mur i syve t'mi.

Marifet kenka me u dashte;
Askerkush mos me dijte gja;
Kur bahen dy zemra bashke,
Gja m'a t'mire nuk ka n'dyrnja.

S'asht lazem me ta diftue,
Se ta pret e shkreta mende;
K'to qerpik't e syve tu-e;
Jane melhem per zemren teme.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024