TEKSTI ORIGJINAL

Aman lule e rrallë
vij e s`të prek dot,
çel moj manxuranë
mbush avlinë plotë.

Prita sa u rrite
një verë e një mot,
çel moj manxuranë
mbush avlinë plotë..

Mbi degët e tua
cicëron një zog,
çel moj manxuranë
mbush avlinë plotë..

Me këngë e avaze
më dole në portë,
çel moj manxuranë
mbush avlinë plotë..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024