TEKSTI ORIGJINAL

Zbret sokakun nga shtëpia
bekët shtatit hedhur-o ( bekët = gërshetat )
çupë e përkëdhelur-o.
Burbuqe pa çelur-o
djath i njomë i napës-o
këngë e plotë e natës-o.
Zëri i Kanerinës-o
er e trëndelinës-o.
Lastonja lozonjare
ç`të kanë hije ato naze.

Si Sorkadhja nga korija
flokët ballit hedhur-o
çupë e përkëdhelur-o.
Burbuqe pa çelur-o
djath i njomë i napës-o
këngë e plotë e natës-o.
Zëri i Kanerinës-o
er e trëndelinës-o.
Lastonja lozonjare
ç`të kanë hije ato naze.

Ç`mi çartose mënt e mia ( çartose = mi more )
falma zemrën vashëz-o
çupë e përkëdhelur-o.
Burbuqe pa çelur-o
djath i njomë i napës-o
këngë e plotë e natës-o.
Zëri i Kanerinës-o
er e trëndelinës-o.
Lastonja lozonjare
ç`të kanë hije ato naze....

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024