TEKSTI ORIGJINAL

Përtej oqeanit
për ty jam krenar,
të mbaj fortë tek xhani
këngës zjarr ja mar.
Shqipëri të qofsha falë
të kam nënë e më ke djalë.

Larg nga ju o male
larg nga ty o vënd,
më larguan hallet
por të kam në mënd.
Shqipëri të qofsha falë
të kam nënë e më ke djalë.

Kudo që unë vete
e shpall jam Shqiptar,
ty të baj me vete
këngës prapë ja mar.
Shqipëri të qofsha falë
të kam nënë e më ke djalë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024