TEKSTI ORIGJINAL

inçizimi i këngës - Tiranë 1998
marrës - Arian Shehu
kthyes - Mehmet Vishe
hedhës - Jani Hysi
iso - Kastriot Vishe,Lili Çenko,Fitim Çenko,Latif Koli.

Trëndelinat vergje vergje,
trëndelinat moj.

E gjeçë një vashë levende,
trëndelinat moj.

Të fola pse s`mu përgjegje,
trëndelinat moj.

Apo je sëmurë a dergje,
trëndelinat moj.

As sëmurë jam as dergjem,
trëndelinat moj.

Po nuk dua të përgjegjem,
trëndelinat moj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024