TEKSTI ORIGJINAL

Grupi Ergjëria për qef te lokali "Oda Gjirokastrite"
marrës - Sotir Kosta
kthyes - Perlat Meli
hedhës - Axhem Hysometaj dhe Arian Shehu
iso - Lili Çenko,Mevlut Meleqi,Hasan Xhiku.

Argjiro moj ç`tu ndez gjiri,
të merr malli për Çerçizë.
lule lule o djalo....
Çepen përmbi supe,
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë..

Mal më mal e shqot më shqot,
i dhe zjarr Perandorisë.
lule lule o djalo...
Çepen përmbi supe
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë..

Nëpër vite vjeçja jote
frymëzimi i djalërisë.
lule lule o djalo...
Çepen përmbi supe
ta rihte era e malit të Gjërë.
Dora mbi kobure,
emri mbetur nëpër këngë....

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024