TEKSTI ORIGJINAL

Mbeçë more shokë,mbeçë,
në sinore të Moresë..

Në sinore mbet zemra ime,
në sinore të Moresë..

O ju zogj që veni e vini
këtë letër të ma shpini..

T`ia shpini të zezës nënë
të më qaj hënë më hënë.

T`ia shpini të zezës motër
të më qaj kodër më kodër.

T`ia shpini të zezës grua
të më qaj krua më krua..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024