TEKSTI ORIGJINAL
Një tjetër bashkëpunim mes dy meshkujve të estradës do të vijë shumë shpejt. Labinot Tahiri i ka bashkuar forcat me reperin Noga, për projektin e ri muzikor që mban titullin “Falma një puthje”.
Noga ka zbuluar se kënga tashmë është gati dhe brenda pak ditësh do të bëhen edhe xhirimet e videoklipit me produksionin Imagine.