TEKSTI ORIGJINAL

Kënga e yjeve... (Kushtuar fëmijëve me Down Syndrome)

Një këngë yjesh po këndoj
Me vargje shpirti si për yj
Që malli im t'u përqafoj
Kudo në bot' o yjt e mi...

( Dy herë përsëritet) ( refreni, gjithashtu dy herë përsëritet..

O miq të këngës që gjëmon
Për ju me zjarr e dashuri
Për ju dhe yjet sot këndojn'
O ju të Zotit mrekulli...

II Dëgjoni zogjtë si këndojn'
Dhe ç'vargje thon' në fluturim
Për ju pranverat do blerojn'
O yj qiellor të shpirtit tim.

..( Dy herë përsëritet) (Refreni, gjithashtu dy herë përsëritet)

O miq të këngës që gjëmon
Për ju me zjarr e dashuri
Për ju dhe yjet sot këndojn'
O ju të Zotit mrekulli...

Me shumë dashuri, xhaxhi Lebit Murtishi për Albionin...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024