TEKSTI ORIGJINAL

Viti i Ri nëpër vitrina
Si ndër zemra vezullon
Para festës kartolina
Për tek unë fluturon

Kush e shtyn të fluturojë
Do ta gjej tek shkrimi i saj
Ajo vetë do ma tregojë
Kur në dorë do ta mbaj

Venë e vinë kartolinat
Ç’do adresë një lumturi
Por unë them nuk ka si imja
Ja ma solli Viti i Ri

Kush e shtyn të fluturojë
Do ta gjej tek shkrimi i saj
Ajo vetë do ma tregojë
Kur në dorë do ta mbaj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024