TEKSTI ORIGJINAL
Djali:
Unë kaloj aq shpesh në atë rrugë
dhe me veten jo nuk bëj çudi,
kur tek ai prag hapat i ndal,
pres papritur të më shfaqesh ti.
Vajza:
Si xhaketë muzgu më mbështjell,
u bë vonë, por unë prapë jam këtu,
derën shtyj ngadalë dhe zhurmë e saj
si një notë malli vjen tek unë.
Refreni:
Si biseda jonë e lënë në mes,
gjysmë e hapur dera gjithnjë rri,
në heshtje dëgjoj zemrën që më flet
dhe më thotë: “Hyr brenda, mos ki frikë!”.
Djali :
Si xhaketë muzgu më mbështjell,
u bë vonë, por unë prapë jam këtu,
derën shtyj ngadalë dhe zhurmë e saj
si një notë malli vjen tek unë.
Vajza:
Tej në rrugë, errësira më mbështjell,
si një xixëllonjë më ndjek këtë natë,
flladi më prek lehtë, ashtu si ti,
shiu butësisht puthje më fal.