TEKSTI ORIGJINAL

Unë të mbolla rrallë
ti më dole plot
aman trëndafil,
aman borzilok.

Ç’më ra havale
një i shkreti zog
aman trëndafil,
aman borzilok

Nuk më la fare
ç’do të mbjellë mot
aman trëndafil
aman borzilok

Mbi degët e tua
cicëron një zog
aman trëndafil
aman borzilok

Kanë dalë vashat
e po qajnë me lot
aman trëndafil
aman borzilok.

Unë të mbolla rrallë
ti më dole plot
aman trëndafil,
aman borzilok.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024