TEKSTI ORIGJINAL

Hej muzikanta, muzikë du,
Se nga dashuria shumë po vu'j
Sa t'kërkoni do t'ju paguaj
Veç m'shëroni nga magjia e saj.

Sa e sa shishe për te i kam pi
E sa i kam thy dhe nuk jam shëru.

Hej ti romale plak
Bjeri harmonikes pak
Harmonika me tastiera
Bjeri le të m'digjet zemra.

Hej ti romale i ri
Bjeri klarinetit
Klarineti larg po ndihet
Bjeri shpirti le të m'shkrihet.

Hej zotri romale
Merri krejt këto pare
Bjeri violinës tash
Atë këngë që dikur e kem dashtë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024