TEKSTI ORIGJINAL

Amani amani hallin pse s'ma qani
Zemra mu dogj, shpirti mu poq
Sevdaja s'mu hoq nga bukuria saj!

Kush niset me bo sevda
Në moshën e pleqërisë?

Mjerë atë që e rren mendja
Kujton vitet e rinisë

Pleqerinë askush se do
Zemra jonë nuk e pranon
Pleqerinë askush se do
Zemra jonë nuk e pranon

Vetëm një rrudhë, vetëm një thinjë
Koha ikën mosha shkon
Vetëm një rrudhë, vetëm një thinjë
Koha ikën mosha shkon

Asaman moj manushaqe, a s'ma fal pak dashurinë
Asaman moj manushaqe, a s'ma fal pak dashurinë
Na vurre zjarrin e kësaj bote, Na more n'qafë plot pleq e të rinj
Na vurre zjarrin e kesaj bote, Na more n'qafë plot pleq e te rinj

Zemra ç'mu dogj, melçia ç'mu poq
Si t'ia bëj o shokë as vet unë nuk e di…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024