TEKSTI ORIGJINAL

Trembëdhjetë male në këmbë
trembëdhjetë Bilbilenjtë
trupat varur në Janinë
nami vajtur në Dovlet
Kurvelesh ç’i bëre djemtë?

I rrite me halle shumë
pa rritur i bëre burra
me aromë trëndeline
me ujë pirë nga gurra.

Një emër trimi u vure
se trimat një emër kanë
besën lidhur te flamuri
per besë në litarë vanë
fol Bilbil Shakua një fjalë.

Dale bej të dredh cigarë
dal të lidh çepenë mbi ballë
dal të puth shokët me rradhë
dal të shoh një herë vatanë.
për ta malli do më marrë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024