TEKSTI ORIGJINAL
Korça: qyteti i ëndrrave
O Korçë e dashur...
po të këndoj k'të serenate
Mall edhe brengë...
kur unë jam larg e ndjej për ty
O Korça ime...
po të këndoj e përmalluar
Këngën më të bukur...
me sy të përlotur po të këndoj
Korça ime e dashur për ty zgjodha
Këngën më të bukur të të këndoj
Këngë që del nga zemra jonë, e pastër
O princeshë e bukur ti ku je...
Kujtoj netët e bukura pranverore
Rrugëve të tua me kalldrëm
Vajzat me një bukuri hyjnore
Na dëgjonin ne me mallëngjim
Djem e vajza me ty janë dashuruar
Këngët më të bukura të këndojnë
Si margaritarë ti i rrite
dhe kudo ku janë ty s'të harrojnë
Refreni:
Për ty këndoj, për ty këndoj
O Korçë e dashur ty të adhuroj
Për ty këndoj, për ty këndoj
Qyteti i ëndrrave... jo... nuk të harroj