TEKSTI ORIGJINAL

Ike dhe më le shtëpinë

Qaj Maro, qaj moj bijë,
e po qaj Maro, qaj moj bijë

More rrugën për Misirë

Qaj Maro, qaj moj bijë,
e po qaj Maro, qaj moj bijë

Më le vetëm me fëmijënë

Qaj Maro, qaj moj bijë,
e po qaj Maro, qaj moj bijë

___

ç'kanë me mua, ç'kanë me tinë?
Moj Maro, moj Marinë,
(2x)
Moj leshverdha, trëndelinë

Duanë të prishinë krushqinë,
Moj Maro, moj Marinë
(2x)
Moj leshverdha, trëndelinë

E s'na prishinë dot krushqinë,
Moj Maro, moj Marinë
Se ne kemi dashurinë
Moj Maro, moj Marinë,
Moj leshverdha, trëndelinë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024