TEKSTI ORIGJINAL

N'andërr kesh në gjumë të parë
F'tyra jote m'ra n'ndërmend

N'andërr kesh në gjumë të parë
F'tyra jote m'ra n'dërmend

Kur filloi gjumi me mdal-e
I çela sytë e s'është kërkun

Kur filloi gjumi me mdal-e
I çela sytë e s'është kërkun

Ah mor pllum me krah't e shkrum
Ka do kohë ke mbet pa punë

Ah mor pllum me krah't e shkrum
Ka do kohë që t'kanë lanë pa punë

Fluturojshe, gjithkah shkojshe
I çojshe ata që janë në gjumë

Fluturojshe, gjithkah shkojshe
I çojshe ata që janë në gjumë

Ç'ke bilbil që qan n'atë derë
Sytë e tu kurrë pa t'u terë

Ç'ke blbil që qan n'atë derë
Sytë e tu kurrë pa t'u terë

A do t'kesh najher naj shpresë-e
Do t'këndosh në një pranverë?

A do t'kesh najher naj shpresë-e
Do t'këndosh në një pranverë?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024