TEKSTI ORIGJINAL
-Më thoshe se s'të zë gjumi,
Ç'të bëj un' e varfëra,
-Të më bësh derman se vdiqa
Lagma buzën se m'u tha.
-Nuk di si ësht' e vërteta,
Nga vapa lumi u tha,
-Shërom' se nga mëndja ika,
Jo moj jo, nuk bëj shaka.
(pas çdo strofe)
-Shih mos e ke nga zavalli
Rinia kështu e ka
-Hajde të dalim nga lumi
Të rrim' sa të bjer' saba'
-Një buqet' me lule mali
Kishe zgjedhur për sevda
-Ç'të të them un' rrënjëdali
Vajzë si ty lule s'ka
Pëllumbesha dhe pëllumbi
Pritën der' sa hëna ra
Luajtën sa i zuri gjumi
Përmbi trup vesa u tha