TEKSTI ORIGJINAL

Seç e more rrugën djalo
Ti për në kurbet
U ndave nga ne o djalo
U ndave për jetë (2 herë)

Ka dalë nëna te parmaku
Veç për ty po qan
Hajde djalo, hajde djalo
Malli na ka marë (2 herë)

Nuk e dimë si je or djalo
I vdekur a i gjallë
Hajde djalo, hajde djalo
Malli na ka marë (2 herë)

Seç e more rrugën djalo
Ti për në kurbet
U ndave nga ne o djalo
U ndave për jetë (2 herë)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024