TEKSTI ORIGJINAL
Sa herë vjen pranvera
me këngë e lule plot
portat e zemrës
ajo i hap gjithmonë.
Në verë dita zgjatet
plot diell e gjallëri,
deti ne na fton
me valët plot freski.
Refreni:
Katër stinët
sa shpejt vrapojnë,
njera-tjetrën
ndjekin ato.
Kapur dorë për dore
globin përqafojnë,
njera pret tjetrën
ashtu si në lojë.
Strofa e dytë:
Në vjeshtë gjethet bien
ngadalë përmbi tokë
zogjtë lenë folenë
e frutat lëng pikojnë.
Nuk e di pse dimri
troket me zemërim
sjell me vete shiun,
borën dhe stuhinë.