TEKSTI ORIGJINAL

Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb një sy sorkadhe
Seç vjen m’e mbolisura.
Ç’m’i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Ref. 2x
Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel këputurën.

Ju që niseni për lule
Shoqe moj të mijëza
A s’më merrni edhe mua
N’ër pyje e korijëza.
Ç’m’i ka hije shtat i hedhur
Hije kraharuari,
Pa fillon me zë të dredhur
Vasha së kënduari.

Refr. 2x
Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën.
(percjellja...)

2x Thoni se pranë një mburimi
Me të pa të fluturën:
Thoni seç e zu trimi
Atë bel-këputurën

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024