TEKSTI ORIGJINAL

Sa herë mami në ballkon
Lulet prek i ledhaton
Që të rriten, thot moj bijë
Duan dashuri

Nëse do t’mësosh më mirë
Hape librin me dëshirë
Dhe kurëdo që më qorton
Ëmbël më vështron

Një buzëqeshje, fjalë e mirë
Jep paqe, mirësi
Çdo gjë rritet mirë e bukur
Kur jeton me dashuri

Një buzëqeshje, fjalë e mirë
Jep paqe, mirësi
Çdo gjë bëhet mirë e bukur
Kur i falim dashuri

Babi thotë çdo punë në jetë
Dashuri duhet të ketë
Dhe çdo qënje, çdo gjallesë
Ndjehet mirë kur i buzëqesh

Mami, babi kanë të drejtë
Se me qenin kur unë lozë
Bishtin çon ai përpjetë
Faliminderit sikur thotë

Një buzëqeshje, fjalë e mirë
Jep paqe, mirësi
Çdo gjë rritet mirë e bukur
Kur jeton me dashuri

Një buzëqeshje, fjalë e mirë
Jep paqe, mirësi
Çdo gjë bëhet mirë e bukur
Kur i falim dashuri

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024