TEKSTI ORIGJINAL

Ditëlindjen kishte
Alba, shoqja jonë,
shokë edhe shoqe
u mblodhën plot.

Refreni:
Tortën me qirinj
sollën midis nesh,
notat e gëzimit
u ngritën në qiell.
Kur Alba qirinjtë
fiku me një frymë,
“Gëzuar ditëlindjen!”
thirrëm të gjithë.

Me shaka e qeshje
i mbushëm shtëpinë,
bënim garë se kush
këndonte më mirë.

Refreni:
Tortën me qirinj
sollën midis nesh,
notat e gëzimit
u ngritën në qiell.
Kur Alba qirinjtë
fiku me një frymë,
“Gëzuar ditëlindjen!”
thirrëm të gjithë.

Muzika: Zince Mimidinoski
- Festivali “Bletëzat” në Tetovë (dhjetor 2018) u nderua me çmimin: “Rotary”

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024