TEKSTI ORIGJINAL

Po vjen nusja po vjen nusja
bani marshallah (x2)
Kush nuk bani marshallah
zoti ka me e vra (x2)

Ec ngadal ti moj bukur
moj e bardh si bora (x2)
Gjith po bajn o marshallah
hije t'ka kunora (x2)

Conu motra conu vllazen
vallzoni me ne (x2)
ta kalojm o naten sonte
me gzim dhe hare

-------------

O nusja shtatin si selvie
moj nuse, nuse e bardha (x2)
O shpirto sillu ti bri dhandrit
moj nuse (x2)

O nusja faqet gurabi
moj nuse, nuse e bardha (x2)
O shpirto sillu ti bri dhandrit
moj nuse (x2)

O nusja synin rrush te zi eee
moj nuse, nuse e bardha (x2)
O shpirto sillu ti bri dhandrit
moj nuse (x2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024