TEKSTI ORIGJINAL

Mendonja
Mendonja, s'të donja
me zemer si të vegjlit kaq shumë
të shihja per çdo nate dhe në gjumë,
mendonja, mendonja.

Kur ishe larg meje,
kujtimi yt o vashë ma ndizte gjinë
dhe malli se ç'ma shtonte dashurinë
për shoqen e dashur.

Të desha, te dua ashtu si kurrë në jetë s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mirë dhe krah i fortë mbi dhe.
Dëgjoje, dëgjoje se si buçet per ty sot kënga ime
Për ty që i fal k'saj zemre veç gezime, dëgjoje, dëgjoje.

Me shpirtin e paster,
për mua vetem ti je e vertetë,
që sjell pranë meje gazin që dha jeta,
o shoqe e dashur.

E vitet do shkojnë
të vegjlit do ta mbushin shtëpinë
e thirrje do te dëgjojnë për dashurinë
për jeten e lumtur.

Të desha, te dua ashtu si kurrë në jetë s'kam dashuruar
e dashur, per mua je shok i mirë dhe krah i fortë mbi dhe.
Dëgjoje, dëgjoje se si buçet per ty sot kënga ime
Për ty që i fal k'saj zemre veç gezime, dëgjoje, dëgjoje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024