TEKSTI ORIGJINAL
Pa ty me ty
Mu ne dhomën e trishtimit
Shemben muret e vetmisë
Me ty pa ty
Shpirti im qe të thërret
Nga syri im nje lot rrëshket
Sa mall e sa faj
Mu ne skutën e vetmisë
Më gërryen zëri yt
Ti fshihesh sot pas hijesh
E po ma tret mu dhimbjen
Dhimbjen e dashnis pengun e marris
Se sot jam pengu yt
Nlimanin e dashnis
Brenda unit tim
Ti sfle jo si kujtim
REF.:
Je ti je vetem ti
Se ti je diell i shpirtit tim
A shuhen netet plot dashni 2x
Ste ndal jo un ty
Prekja buzeve te tua
Akullnaj e shpirtit tim
Sa mall e sa faj
A mjaftoj une pa ty
A mjafton ti pa mua
Se sot jam pengu yt
Nlimanin e dashnis
Brenda unit tim
Ti s fle jo si kujtim
REF.:
Je ti je vetem ti
Se ti je peng i shpirtit tim
A shuhen netet plot dashni 4x
Une dhe ti
Bashkë te dy
A mjaftoj une pa ty